Nga tani e tutje Kulla Vrojtuese që ndodhet në Koshare, do ta ketë simbol edhe portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Këtë fotografi e kanë vendosur Florim Morina nga fshati Gullubofc dhe Nuhi Bashota nga fshati Cerovikë.
Ata kanë shkruar dhe kanë kërkuar nga shteti që ky vend të ketë roje nga FSK ose Policia e Kosovës.
Ky është shkrimi i tyre:
Ne sot e vendosem kete simbol me foton e Komandantit Legjendar Adem Jashari me Shqiponjen dy krenare dhe me Emblemen e UÇK-se, simbol i cili i dha fund vuajtjeve dhe roberise e cila theu njehere e pergjithmone barieren e quajtur kufi qe padrejtesisht i ndante shqiptaret.
Kerkojme nga shteti qe tani e tutje ky vend te kete roje nga ushtaret e FSK-se ose Policia e Kosoves, sepse ky simbol i shenjte nuk guxon te neperkembet nga askush, kjo kulle vrojtuese barte nje histori ne vete dhe nuk guxon te neperkembet nga askush.