Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla kanë votuar kundër vendimit për masat e reja të propozuara për luftimin e koronavirusit, kanë bërë të ditur burime të Gazetës sinjali
Të dy këta ministra janë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Qeveria Hoti ka mbajtur mbledhje elektronike për shqyrtuar propozim-vendimin me masat e reja, të propozuara nga kryeministri sot në një konferencë për media.
Masat që miratohen do të hyjnë në fuqi nga dita e premte.