Kombëtarja e Kroacisë do të luajë gjysmëfinalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës në orën 20:00.
Skuadra e Zlatko Daliqit mbrëmë ka bërë stërvitjen e fundit para ndeshjes dhe aty kanë qenë të gjithë lojtarët, çka do të thotë se Daliq nuk ka probleme me lëndime.
Joshko Guardiol humbi stërvitjen të dielën, por jo për shkak të lëndimit, por për shkak të pushimit dhe të hënën u stërvit normalisht.
Mediat kroate kanë publikuar formacionin që me shumë gjasë të nis ndaj Argjentinës: Livaković; Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa – Brozoviq, Modriq, Kovaçiq – Perishiq, Pashaliq, Kramariq./