Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka njoftuar studentët se si mund të aplikojnë për të marrë 100 euro, mbështetje kjo nga Qeveria e Kosovës.
Aplikimi do të bëhet online përmes platformës E-Kosova ose ATK-së,
Këtu kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët që kanë statusin e studentit aktiv, kurse studentët që janë të punësuar nuk përfitojnë nga kjo kategori. Ata përfitojnë nga kategoria e të punësuarit në sektorin privat ose publik.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar studentë!
Sot Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar mbështetjen ekonomike për studentët në vlerën prej 100€, për të gjithë studentët, përfshirë nivelin bachelor dhe master. Aplikimi do të bëhet online përmes platformës E-Kosova dhe/ose ATK-së.
Për shkak të pyetjeve të shumta ju informojmë se:
– Të gjithë studentët e nivelit bachelor dhe master, që kanë statusin e studentit aktiv (pra që nuk kanë pezulluar studimet) kanë të drejtë të aplikojnë;
– Studentët që janë të punësuar në sektorin privat ose publik nuk mund të përfitojnë nga kjo asistencë, pasiqë ata do të përfitojnë asistencën nga kategoria e të punësuarit në sektorin privat ose publik;
– Nuk ka nevojë për nxjerrjen e asnjë dokumenti nga Fakulteti, mjafton numri i juaj personal, numri i ID dhe xhirollogaria personale bankare;
– Aplikimi online do të hapet shumë shpejt, dhe ne do ju informojmë me kohë;
– Studentët që nuk do të aplikojnë do të humbin të drejtën për të përfituar nga kjo asistencë.
Këshilli Studentor falenderon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe mirëpret të gjitha masat që synojnë mbështetjen e studentëve në përgjithësi.
Shpresojmë që kjo mbështetje të ndihmojë sado pak studentët!
Me respekt,
Keshilli Studentor