Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së dhjetë të AlbiMall Superligës së Kosovës.
Në ditën e sotme Ballkani ka fituar ndaj Malishevës me rezultat 2-1, Ferizaji dhe Gjilani janë nda në paqe 1-1, ndersa Llapi ka fituar ndaj Drenicës me rezultat 3-1,
Të shtunen Drita ka mposhtur në shtëpi Trepçën ’89 me rezultat 3-1 kurse Dukagjini befasoi Prishtinën në ”Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat 1-0.
Edhe pas javës së dhjetë, lidere në AlbiMall Superligën e Kosovës mbetet skuadra e Dritës me 24 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 21 pikë por që ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Në vendin e tretë është Gjilani, i cili ka grumbulluar 15 pikë.
Në tre pozitat e fundit në tabel janë Dukagjini, Malisheva dhe Ferizaji me nga 8 pikë.