Në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, dje është mbajtur takimi i parë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023.
Takimin e udhëhoqi nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, ndërsa morën pjesë: zëvendëskomandanti i Policisë, rajonit në Klinë, z. Skender Morina, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija dhe anëtarët e KKSB-së.
Kjo mbledhje kishte katër pika të rendit të ditës për diskutim, siç ishin: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, prezantimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2023, siguria në Komunën e Klinës dhe të ndryshme.
Togeri Morina, gjatë këtij takimi para të pranishmëve theksoi se situata në Klinë është e qetë dhe gjithashtu shpalosi statistika për gjendjen në terren dhe veprimet e ndërmarra nga Polica e Kosovës, rajonit në Klinë.