KËSHILLI KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI MBAN TAKIMIN E KATËRT ME RADHË

Në sallën e Kuvendit Komunal të Klinës është mbajtur takimi i katërt me radhë i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2024. Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e komunës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, e cila gjithashtu e kryesoi takimin, drejtori i Arsimit, Qemajl Sejdija, komandanti i Policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, si dhe anëtarë të tjerë të këtij këshilli.

Në këtë takim u diskutuan katër pika të rendit të ditës, si: trajtimi dhe mbrojtja e pyjeve nga dëmtuesit ilegalë, informatat nga drejtori i Arsimit lidhur me fillimin e procesit mësimor dhe çështja e sigurisë në shkolla, identifikimi i hapësirave për qasjen e personave me nevoja të veçanta, si dhe në fund, komandanti Bytyqi dha informata dhe analiza nga Stacioni Policor lidhur me çështjen e vjedhjeve dhe sigurinë e përgjithshme.