Me rastin e pezullimit të grevës dhe fillimin e mësimit nga e hëna kanë reaguar edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, duke kërkuar nga drejtuesit e SBASHK, por edhe anëtarët e sindikatës, se a kanë për përgjegjësi së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën.
KPK, njoftojnë se më 31 gusht përfaqësues të tyre kishin zhvilluar takim me drejtuesit e SBAShK-ut. Ata i kishin dy kërkesa, e para ishte Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor dhe e dyta që SBAShK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të pa afat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBAShK-un.
“Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë”, thuhet në komunikatën e KPK-së.
Sipas Këshillit të Prindërve: E sot, pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBASHK, por edhe anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën.