Një konflikt i çastit në rrugës që çon për Istog ka përfunduar me konflikt të ashpër fizik mes dy personave mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Te vaga”, afër fshatit Tomoc. Dy persona janë rrahur në mes të rrugës pas një mosmarrëveshje që kanë patur në trafik.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se M.Shatri dhe P.Prekaj janë dy personat që janë rrahur në rrugë.
Njëri nga të përfshirët në rast është dërguar në spital ndërsa tjetri po intervistohet në polici.
Indeksonline ka qenë në vendin e ngjarje ku vërehen njolla të gjakut si pasojë e rrahjes mes dy protagonistëve.