Pamjet tronditëse të abuzimit seksual ndaj një fëmije gjatë një sfide në TikTok aktivizuan organet e rendit. I riu Valmir Shabani (19), i njohur si ‘Valmir bossi’ në këtë rrjet social, përfundoi në prangat e Policisë dhe më pas u dërgua në mbajtje. Brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Pejë ka ushtruar kërkesë për masën e sigurisë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, i cili tha se ndaj të dyshuarit është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Degradimi i integritetit seksual”.
Ai po dyshohet se gjatë një sfide live në TikTok, e kishte detyruar një fëmijë që të tregojë organin gjenital, e më pas shihet duke ia puthur me forcë.
Lidhur me të njëjtin rast, Policia ka shpallur në kërkim edhe personin tjetër, Xhemal Uka, që ishte duke komunikuar me Shabanin, i cili dyshohet pёr veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”.
Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “kushdo që cyt personin tjetër të ekspozojë pjesët intime të trupit të personit të tillë, të masturbojë ose të kryej ndonjë akt tjetër që degradon integritetin seksual të personit të tillë, pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim prej tre (3) muaj deri në një (1) vit.”
Ndërsa, kur kryesi përdor forcën, dënohet me burgim prej një 1 deri në dhjetë 10 vjet