Tetëvjeçari nga Klina, Mal Gashi, gati që dy javë është i shtrirë në një spital në Turqi, ku është diagnostifikuar me tumor të gjakut.
Simptomat e para atij iu shfaqën në fillim të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.
Por për të vazhduar mjekimin atij po ia kërkojnë edhe 120 mijë euro, babai i vogëlushit, Ragip Gashi, thotë se e ka të pamundur ta sigurojë këtë shumë të hollave. Për këtë shkak ai kërkon ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë, që djalin të mos ia kthejnë në Kosovë.
Këtu keni numrin e xhirollogarisë së bankës dhe numrin e telefonit nëse dëshironi të ndihmoni: IBAN: XK051501090004301635 Telefon: 046169209 / 044803699.