Astrit Islami, 30 vjeçar nga fshati Dashec i Skenderajt është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë Leukemi Akute.
Tash e një muaj, Astriti gjendet në Turqi, ku ka filluar trajtimin mjekësor. Për shërimin e tij në këtë vend kërkohet të bëhet një transplant i palcës kockore, që kushton 140 mijë euro.
Atij i nevojitet ndihma financiare e qytetarëve për ta kryer transplantin e palcës kockore.
Astriti edhe më parë kishe bërë transplant të palcës kockore por që sëmundja i është rikthyer sërish.
Nëna e Astritit ishte e ftuar në emisionin n’Kosovë Shoë. Ajo thotë se deri më tani me ndihmën e qytetarëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë kanë mbledhur rreth 80 mijë euro.
Por thekson se familja nuk ka mundësi financiare për ta mbuluar të gjithë tretmanin shëndetësor.
Ajo u shpreh e gatshme të shes edhe veshkën e saj, vetëm që të siguroj paratë për djalin e sëmurë.
Të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë mund të dërgojnë SMS në këtë numër të telefonit 55101.
Po ashtu edhe në xhirollogaritë bankare: Raiffaisen Bank Kosovo, Fatmir Islami (Babai), Nr i llogarisë (IBAN): 1501070000168757 (Për Kosovë).
Nr i llogarisë (IBAN): XK051501070000168757 (Për donacione jashtë Kosovës).
Swift Kodi: RBK0XKPR
Gjithashtu mundeni të telefononi edhe në numrin e vëllait të Astrit Islami: