Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, siç është ikja e të dënuarve janë goxha të shpeshta, sidomos në Burgun e Dubravës,
Një rrahje ka ndodhur së fundi në Qendrën Korrektuese në Dubravë, dy të burgosur dyshohet se kanë rrahur një 22-vjeçar.
Bazuar në dëshminë e tij, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht gjatë kohës që po priste që të dilte nga qelia e burgut.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që mori si pasojë e dhunës që përjetoi.
Në anën tjetër është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, që ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”.