Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka kërcënuar sërish. Të njëjtit, porse këtë radhë me lokacion në Graçanicë, kanë publikuar fotografi sipër të cilave kanë lënë të nënkuptohet se janë furnizuar me armatim të ri.
Në këtë postim ata kanë përmendur kryeministrin Albin Kurti, të cilit i janë drejtuar me këto fjalë: “Shiko Kurti dhe qajë, ne bunkerin tonë kanë ardhë prap, ka mjaftueshëm.”
Ky është kërcënimi i tretë me radhë i kësaj organizate terroriste, pasi të njëjtit fillimisht kanë kërcënuar me vdekje ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.
Të njëjtit kanë kërcënuar më pas edhe kryeministrin Albin Kurti.