Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpeshherë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar zyrtarët policorë që i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në trafik.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtaret policor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.