Gjatë një seancë gjyqësore që është mbajtur dje në Podujevë, dy gjykatës janë kërcënuar me jetë nga një i dyshuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës i dyshuari për kanosje gjendet në vuajte të dënimit.
“I dyshuari, i cili gjendet në vuajtje të dënimit, gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës”- ka thënë Policia.
Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në rrugën Nuhi Gashi të Podujevës, dje rreth orës 13:00.
Tutje është thënë se me vendim të prokurorit rasti i iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar” është duke u hetuar.