Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës – evakuohen udhëtarët dhe personeli
Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” sot gjatë ditës ka pranuar një kërcënim me bombë.
Si rezultat, të gjithë udhëtarët dhe personeli janë evakuuar, njofton Klan Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja Valentina Gara në llogarinë e saj në Facebook.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. Ekipet emergjente janë përfshirë në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”.