Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Enisa, së fundmi ka performuar në stadiumin e New York-ut para një ndeshjeje të rëndësishme të ekipit të Inter Miami, duke dhuruar një moment emocionues për të gjithë të pranishmit.
Performanca e saj në këtë arenë madhështore, përpara një publiku të pasionuar pas futbollit, tregoi edhe njëherë talentin dhe karizmin e saj të jashtëzakonshëm.
Por ajo që e bëri këtë përvojë edhe më të veçantë për Enisën ishte takimi me legjendën e futbollit botëror, Lionel Messi.
Por ajo që e bëri këtë përvojë edhe më të veçantë për Enisën ishte takimi me legjendën e futbollit botëror, Lionel Messi.
Këngëtarja pati mundësinë të takohej nga afër me idhullin e saj, duke shkrepur disa fotografi me yllin argjentinas, një moment që ajo nuk do ta harrojë lehtë. Enisa nuk e fshehu emocionin e saj dhe e ndau me fansat në rrjetet sociale këtë përjetim të rrallë.
“Duhet të takohemi dhe të këndojmë përballë Messit! Jam fanse prej vitesh, çfarë është jeta!”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit, duke reflektuar entuziazmin dhe admirimin e madh që ka për futbollistin.
Takimi me Messin dhe performanca e saj para ndeshjes së Inter Miami shënon një arritje të rëndësishme në karrierën e këngëtares, e cila po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje për zërin e saj të fuqishëm dhe talentin e saj të spikatur.
Me këtë performancë në një event kaq të madh sportiv, Enisa vazhdon të dëshmojë suksesin e saj si një artiste me rrënjë shqiptare që po fiton zemrat e publikut ndërkombëtar. /Telegrafi/