Të premten, 11 qershor, në orën 21:00 në Romë do të luhet ndeshja e hapëse e “Euro 2020” mes Italisë dhe Turqisë, në stadiumin “Olimpico”.
Lajmi i mirë është se hapjen do ta bëjë një këngëtar shqiptar, dhe ai është as më pak e as më shumë, i talentuari Ermal Meta.
Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku i uron shumë suksese sukardës së vendit ku jeton, Italisë.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një shqiptar hap një kampionat të rëndësishëm. Edhe Era Istrefi ka hapur botërorin “Rusi 2018”.
Euro 2020 duhet të ishte mbajtur vitin e kaluar, por për shkak të situatës së Covid, por pritjes së tifozëve të utbollit i ka ardhur fundi dhe ndeshjën e parë mund ta shijojnë të premten mbrëma.