Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Rifat Berisha, me anë të një kënge tejet emocionale dhe që përshkruan mirë atë se çfarë ishin dhe çfarë përfaqësonin rapsodët kosovar “T’bijtë e Sefës”, ua ka dhënë hakun atyre,
Emocional është shprehur edhe njëri nga pasardhësit e “T’bijëve të Sefës”, fotografi Bujar Gashi, i cili me anë të një statusi e ka falënderuar dhe ka vlerësuar lart këtë këngë të Rifat Berishës.
“Dhe kush do të ishte një tjetër më i mirë se Rifat Berisha, për t’u kënduar vëllezërve që ndoshta nuk i përsërite më koha, dhe jetët tona nuk do ta kenë një fat të dytë për një grup te tillë”, ka shkruar Bujar Gashi në Facebook.
“T’bijtë e Sefës” nga Mleqani, mbeten ndër rapsodët më të njohur dhe më të shquar në Kosovë dhe gjitha trojet shqiptare.