Aktori dhe këngëtari nga Klina, Bledar Racaj po vazhdon të jetë afër publikut dhe adhuruesve të tij me projekte të reja.
Ai me rastin e festës së 28 Nëntorit dhe festave të fundvitit sapo ka lansuar këngën më të re.
Projekti i ri vjen në bashkëpunim me dy emra të njohur nga Shqipëria Vani Xhuzi dhe Blerina Dibra.
Bledi me dy këngëtarët kanë sjellë një potpori këngësh.
Projekti u realizua nga Kosovë Show në krye me Shpëtim Deskun.
Potpuria është publikuar në kanalin Youtube.