Ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme nënshkrimi i peticionit “Duam Zgjedhje” i nisur nga Lëvizja Vetëvendosje.
E këtë po e bëjnë nga sfera të ndryshme në Kosovë, shkruan portali Klina info
Duke nënshkruar peticionin është fotografuar edhe këngëtari i mirënjohur Besart Halimi, i cili po shoqërohej nga vajza e tij.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje deri tani 25 mijë persona janë nënshkruar në këtë peticion./Klina.info/