Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, përmes një letre të hapur ka kërkuar nga krerët shtetërorë dhe liderët partiakë të vendit që të veprojnë në mbrojtje të qytetarëve dhe ekonomisë nga pandemia Covid -19.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, duke iu drejtuar presidentit, kryeministrit dhe liderëve politikë ka pyetur se “Përse nuk veproni sipas kushtetutës, përse nuk veproni në mbrojtje të qytetarëve dhe të Ekonomisë nga kjo pandemi!? A duhet pritur mëshirën e virusit, mëshirën e Zotit apo mëshirën e qytetarëve të cilët jo çdo herë respektojnë obligimet !?”
“Nuk është e drejtë të drejtohet virusi vrasës nga qytetarët, nuk është e drejtë të frikësohen prindërit se cili nga fëmijët po e infekton dhe po e vret. Nuk është e drejtë të qëndrojnë të stresuar qytetarët e moshuar! Institucioni ka obligim ta mbrojë qytetarinë nga çfarëdo armiku!”, ka shkruar Kelmendi.
Postimi i plotë i Kelmendit:
“Letër e hapur Presidentit Thaçi, kryeministrit Hoti dhe liderëve partiak
I nderuar President Thaçi kryeministër Hoti dhe liderë partiak të Kosovës,
Sikur çdo ditë edhe sot po vazhdon të rritet numri i të infektuarve me Covid 19 në Kosovë. Po shtohet edhe numri i të vdekurve, po pësojnë të gjithë, edhe njerëzit e Shkencës, Politikës, Biznesit, por në vazhdimësi, këtyre konstatimeve të vdekjeve po i shtohet prapashtesa me sëmundje përcjellëse (nga e kaluara thuhet …e ka shkruar Zoti)!
Përse nuk veproni sipas kushtetutës, përse nuk veproni në mbrojtje të qytetarëve dhe të Ekonomisë nga kjo pandemi!?
A duhet pritur mëshirën e virusit, mëshirën e Zotit apo mëshirën e qytetarëve të cilët jo çdo herë respektojnë obligimet !?
Përse nuk veproni kur çdo ditë po pëson i punësuari, po pësojnë bizneset, të gjithë të dëmtuarë, disa më pak e disa më shumë, por nuk po pësojnë në të ardhura, të punësuarit institucionalë. Po ti prekte në të ardhura, punonjësit institucional, kjo pandemi, atëherë jam i bindur se edhe veprimi juaj do ishte i detyruar. Nga java e kaluarë ishte dashur të arrijë fluksi i bashkëatdhetarëve, fluksi i qindra-miliona remitancave (Përse nuk po vijnë!? Sepse këtu ka dalur nga dora Pandemia, janë frenuar testimet për të kontrolluar numrin e të infektuarve dhe bashkëatdhetarët duhet të karantinohen 14 ditë nga vendi ku vijnë, në të kthyer).
Z.President, vepro me autoritetin Institucional, profesional!
Nuk është e drejtë të drejtohet virusi vrasës nga qytetarët, nuk është e drejtë të frikësohen prindërit se cili nga fëmijët po e infekton dhe po e vret. Nuk është e drejtë të qëndrojnë të stresuar qytetarët e moshuar!
Institucioni ka obligim ta mbrojë qytetarinë nga çfarëdo armiku!” (sic.), ka shkruar Kelmendi./