Blloku “B-2” i Termocentralit “Kosova B” është rikthyer në prodhim pas përfundimit të revizionit.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se revizioni i planifikuar për tetë ditë është kryer për tri ditë.
“Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B. Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40”- thuhet në njoftimin e KEK.
KEK-u kishte njoftuar se në njësinë B2 të termocentralit “Kosova B” kishte filluar revizioni i rregullt vjetor më 8 nëntor.