Banorët e Lagjes së Maksutëve në Gllarevë të Klinë janë të pakënaqur me vendosjen e shtyllave elektrike në rrugë.
Ata për Klina.info kanë thënë se shtyllat elektrike një metër kanë hyrë brenda rrugës, ndërsa Komuna e Klinës, kishte filluar më herët punimet në këtë rrugë.
Teksa, kanë shtuar se KEDS, po i vendos shtyllat thuajse në rrugë, e kjo është bërë pa pëlqimin e tyre.
Ata kanë lajmëruar madje edhe inspektorët komunalë, por deri tash askush s’ka dalë as në vendin e ngjarjes.