KB Dukagjini kërkon hapësira për stërvitje, por ndalet në derën e shkollës!

Klubi i Basketbollit Dukagjini ka bërë një kërkesë të rëndësishme në Drejtorinë e Arsimit në Klinë për të zhvilluar stërvitjet në shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” derisa pritet lirimi i sallës së sporteve.

Kjo kërkesë ka marrë miratimin zyrtar nga Drejtoria e Arsimit, duke mundësuar përdorimin e hapësirave të shkollës për aktivitetet sportive.

Por, një kthesë e papritur ka ndodhur sot, kur drejtori i shkollës refuzoi lejimin e grupeve senior dhe junior për stërvitje.

Reagimi i plotë:

Klubi i Basketit Dukagjini ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Arsimit në Klinë për të zhvilluar stërvitjet në ambientet e shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi” deri në lirimin e sallës së sporteve. Kjo kërkesë është miratuar nga Drejtoria e Arsimit, duke na lejuar të përdorim hapësirat e shkollës për stërvitje.

Megjithatë, sot drejtori i shkollës nuk ka lejuar grupet senior dhe junior të zhvillojnë stërvitjet, duke penguar fëmijët që kishin ardhur për ushtrime. Për më tepër, edhe trajneri që kishte udhëtuar nga Peja për të stervitur të rinjtë nuk u lejua të vazhdonte punën e tij.

Shpresojmë që Drejtoria e Arsimit të na kthejë një përgjigje lidhur me këtë çështje dhe të na mundësohet vazhdimi i aktiviteteve sportive për të rinjtë.