Katër vetë kanë humbur jetën në një ndeshje frontale në mes të dy makinave, në Çeki, që ka ndodhur natën e të hënës në pjesën kufitare me Austrinë. Një grua dhe një fëmijë me këtë rast kanë pësuar lëndime të rënda.
Njëra nga makinat e përplasura ka pasur regjistrim austriak, ka vërtetuar një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë, njofton Agjencia Austruake e Lajmeve APA.
Dy të vdekurit nga ky aksident i rëndë janë shtetas austriakë, (51 dhe 38-vjeçarë). I treti që ka pësuar, në makinën e njëjtë, AudiA6 me regjistrim austriak, ishte shtetas shqiptar, ndërsa viktima e katërt, ishte një shtetase çeke 26 vjeçe, në makinën tjetër, transmeton albinfo.ch. Në po këtë aksident një grua me shtetësi të Maqedonisë ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar në spitalin e qytetit Znaim.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të lokalitetit Pavlice, të qarkut Znaim./