Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Gllarevë të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibraj. Sipas tij, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ndërkaq të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
“Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në Klinë. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, dhe të njëjtit janë duke u trajtuar”, ka thënë ai.