Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në orën 20:40 në vendin e quajtur “Shpella e Bobit”, në rrugën Pejë – Rozhajë.
Në këtë aksident janë ndeshur dy vetura.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim nga qytetarët në Emergjencën e Pejës.
Dy nga të lënduarit pas trajtimit janë liruar, ndërkaq dy të tjerë janë ndaluar akoma për t’u trajtuar.
Asnjëri nga ata nuk është në rrezik për jetë.
Kështu tha Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.