Në 24 orët e funndit, në Kosovë janë shënuar katër raste të dhunës në familje.
Tri nga këto raste janë në qytetin e Gjakovës, ndërsa rasti i katërt u shënua në Prizren
Në Gjakovë, një person u arrestua në mesditë, nën dyshimin që i njëjti kishte ushtruar në vazdhimësi dhunë psikike ndaj motrës së tij. Ai u dërgua në mbajtje, me urdhër të prokurorit.
Po, në Gjakovë, një orë përpara këtij rasti (rreth orës 11:00), u arrestua një tjetër person, i dyshuar për ushtrimin e dhunës psikike dhe fizike ndaj disa viktimave. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje, raporton Indeksonline.
Policia ka arritur të evidentojë edhe një tjetër rast të dhunës në familje në qytetin e Gjakovës.
Viktima kisht raportuar në polici se ishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit u kërkua, por nuk u has nga policia. Rasti është duke u hetuar.
Në anën tjetër, në Prizren u arrestua një i dyshuar pasi kishte rrahur të bijën e tij të mitur. Ai u dërgua në mbajtje, teksa rasti është në procedurë hetimore.
Rastet (sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës):
Gjakovë 14.05.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimave kosovarë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 14.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 14.05.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është keqtrajtuar psiqikisht dhe fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.
Prizren 14.05.2022 – 19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij, viktimës (fëmijë) femer kosovare. Sipas ankueses Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet