Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Në disa foto të dërguara në redaksinë e Indeksonline, shihet pamja e veturave të cilat janë aksidentuara.Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pëjes, Xhevat Ibra.
Ai ka treguar se katër persona janë lënduar.
“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pra në drejtim për Prishtinë. Sipas informacioneve të para, katër persona janë lënduar, por për gjendjen e tyre nuk kemi informacione. Dy vetura janë të përfshira në aksident”, ka thënë Ibra.
Këto ditë numri i aksidenteve ka qenë i lartë, ndërsa sipas statistikave, 300 persona kanë vdekur këto dy vite në Kosovë.