Kastrati i PDK-së: Kurti ja ka nis me pi raki prej nga sikleti pas intervistimit të Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastati, ka reaguar pasi dje Dejona Mihali nga Vetëvendosje u intervista nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se ky intervistim e ka frikësuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Kastrati në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Kurti është koka e Mihajli janë këmbët e pushtetit të hajnave.

“Dikush që ka qenë me Albin Kurtin sot po më tregon që Kurti ja ka nis me pi raki prej sabahit nga sikleti. Prokuroria ja ka pre këmbët sot, se ky është koka e Mihajli këmbët e pushtetit të hajnave! Po më thonë që në shtabin e VV-së ka ra zymtia e madhe kështu që me hjek vëmendjen nga Mihajli këto ditë kanë me prodhu ndonjë temë në Veri (dhe jo vetëm)! FLLAD, FLLAD me axhin! HAJNAT N” BURG, apo?”, ka shkruar Kastrati.