Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të enjten se Rusia e ka nën kontroll 20 për qind të territorit ukrainas.
Forcat ruse kanë zgjeruar intensitetin e sulmeve, duke pushtuar një pjesë të madhe të lindjes.
Po ashtu, presidenti ukrainas, ka thënë se që nga fillimi i luftës 261 fëmijë janë vrarë, ka raportuar Al Jazeera.
Ndërkaq, Rusia po përballet me sanksione nga ana e perëndimit, këto masa i kanë përfshirë edhe oligarkët rusë nëpër Evropë.
Megjithatë, Rusia s’është tërhequr nga synimi për pushtimin e Ukrainës.
Pas avancimeve të dukshme të forcave ruse, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, u zotuan për mbështetje të Ukrainës në teren, duke i dhuruar armë të avancuar