Kaq është vlera e rritjes së pagave për mësuesit, policët, infermierët, zjarrëfikësit e ushtarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave kanë mbajtur konferencë për media.

Në fjalën e tij para mediave, Murati është shprehur se për rritjen e pagave ata kanë pasur biseda me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Më tej Murati ka thënë se rritja në dy faza, njëherë në janar dhe njëherë në korrik.

Ai ka ndarë edhe detaje, lidhur me atë se çfarë page do të kenë, mësuesit, policët, infermierët, zjarrëfikësit dhe ushtarët.

Sipas propozimit të qeverisë, policët tash kanë koeficientin 5.6 ndërsa me buxhetin e ri do ta kenë 6.6 dhe do të marrin pagën bazë në shumën prej 726 eurosh.

Policët me koeficientin e ri pagën bazë do ta marrin 660 euro, infermierët do të marrin 715 euro, zjarrëfikësit 660 euro, ndërsa ushtarët do të marrin pagë 726 euro./Indeksonline/