Një shtetas i Shqipërisë është kapur nga Policia e Kosovës në Vërmicë, në autostradën “Ibrahim Rugova”,
Ai është arrestuar nën dyshimin se ia ka vjedhur veturën një personi në Kosovë.
“Vermicë (Autostrada I. Rugova) 22.02.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar automjetin , të cilin ia kishte vjedhur viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim