Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30 të mëngjesit, policia është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus, i njëjti e ka hapur çantën në prezencën e personave të cilët e kishin sjellë çantën.
Me të hapur çantën pronari i agjensionit e ka vërejtur se aty kishte një armë.
I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, menjëherë kanë dalë në vendngjarje ku ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.
Gjatë kontrollit në çantë janë gjetur dhe sekuestruar:
• Tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm
• Tetë karikator të armëve Zoraki
• Njëmbëdhjetë fishekë kal: 7.65mm dhe
• Dhjetë fishekë 6.35mm
Për rastin është njoftuar prokurori, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet kontrolli i shtëpive të personave të dyshuar, pas bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve nuk është gjetur diçka e dyshimtë, mirëpo është arrestuar edhe personi i dytë.
Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.