Një dekadë pasi iu vranë dy axhallarët, Eliot Puka mori lajmin se një nga dorasit e mundshëm është arrestuar nga policia në Belgjikë.
I arrestuari është nisur për ekstradim në Kosovë. Me të, në ditën tragjike të majit 2012, siç thonë familjarët e të vdekurve, ishin edhe disa persona tjerë, për të cilët besojnë se erdhën nga Shqipëria.
Ata janë arrestuar më parë. Puka beson që edhe i arrestuari në Belgjikë është nga ky shtet, ani se policia, në një njoftim, bëri me dije se ai është kosovar.
.
Por, çfarë thoshte për këtë rast axha i mbijetuar i sulmit?
“Nuk kam pas qejf t’i hyj atij llafi, se e kuptoj gjendjen e tij”, tha Puka.
Prokuroria Themelore në Pejë nuk dha informacione për ngjarjen e një dekade më parë. Familjarët e viktimave nuk besojnë shumë në drejtësi për atë që u ndodhi. Në vendin ku u vranë vëllezërit Puka, është ngritur një pllakë përkujtimore për ta.