Vjedhjet e shumta nëpër shtëpi, biznese e lokale të ndryshme përveç pasigurisë, po shkaktojnë edhe humbje të mëdha. Por jo gjithmonë hajnat kapen, pasi arrijnë t’iu ikin prangave të Policisë, duke qëndruar në arrati. Një rast i tillë i vjedhjes së rëndë ka ndodhur para disa ditësh në një fshat të Istogut, por i dyshuari nuk është kapur deri sot,
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti kishte ndodhur më 20 mars në fshatin Llukac i Begut, kur një person kishte arritur të vjedh mjete pune e të cilat më pas i kishte shitur te një person tjetër.
Si rezultat i denoncimit, Policia kishte nisur hetimet, që rezultuan me identifikimin e të dyshuarit.
Siç mëson Sinjali, bëhet fjalë për K.U., 21-vjeçar, i cili u zbulua nga Policia dhe pas lokalizimit të vendndodhjes së tij, u arrestua e më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë