Policia e Kosovës ka kapur 2.39 kilogramë marihuanë në Malishevë.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Tek tre persona të dyshuar meshkuj është gjetur sasia e dyshuar për substancë narkotike të llojit marihuanë.
Si prova materiale janë konfiskuar edhe 3 telefonë, një elektroshok dhe një veturë.
Të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ky është konfirmimi i policisë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE /Rr. Imer Krasniqi, Malishevë 09.04.2022-19:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën në të cilën gjendeshin ata janë gjetur dhe konfiskuar 2,36 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe 3 telefon dhe një elektroshok dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.