Kandidatja për asambleiste në Kuvendin Komunal të Mitrovicës nga radhët e PDK-së , Majlinda Kurti, sot ka përçuar mesazhin tek qytetarët se duhet të gjithë të vaksionohemi për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.
Ajo ka publikuar një foto teksa shihet duke u vaksionuar, duke shkruar: “Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!”
Aktivistja e hershme e PDK-së po vazhdon të marrë përkrahje nga qytetarër mitrovicas, me theks të veçantë tek rinia e qytetit.
Majlinda Kurti mbanë numrin 35 në listën e kandidatëve të PDK-së për asambleiste në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.