Kandidati për kryetar të Klinës nga VV sot u takua me banorët e fshatrave Jashanicë, Jelloc e Gremnik

Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e VV-së, Lulzim Dragidella po vazhdon takimet shtëpi me shtëpi me qytetarë.

Ai sot ishte në fshatin Jashanicë, më pas Jelloc e Gremnik ku edhe u njoh nga afër me problemet që kanë banorët, duke thënë se ato mbeten prioritet për të.

Ky është postimi i plotë i Dragidellës:

Sot, duke respektuar masat kundër pandemisë Covid-19, takova qytetarë të Komunës së Klinës. Bashkë me aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, filluam me fshatin e Jashanicës, për të vazhduar më pas me Jellocin e Gremnikun.

Me kujdes të shtuar dëgjova brengat dhe hallet e qytetarëve dhe pashë entuziazmin e tyre për fitorën tonë, e cila është garancë për ndryshim.

Çdo ditë do të vazhdojmë t’i takojmë qytetarët tanë pasi secila brengë e tyre është prioritet për ne.