Kandidati për deputet nga PDK, Jakup Nura, është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Klinës gjatë një takimi elektoral.
Gjatë fjalës së tij, Nura i cili mban numrin 11 në listën e PDK’së, falënderoi të pranishmit për përkrahjen dhe theksoi angazhimin e tij për zhvillimin ekonomik, arsimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Mbështetësit e tij e vlerësuan si një njeri të fjalës dhe veprës, duke shprehur besim në kandidaturën e tij. /Klina.info/