Kandidati i LDK‘së për deputet, Arben Limanaj: Lugu i Baranit gati për fitoren e 9 shkurtit

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Limanaj (nr. 65), zhvilloi një takim të ngrohtë dhe entuziast me qytetarët e Lugut të Baranit, ku vërehej një atmosferë triumfuese dhe një mbështetje e fortë për LDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Entuziastë dhe të përkushtuar drejt fitores, edhe Lugu i Baranit është gati për këtë rrugëtim triumfues,” deklaroi Limanaj, duke falenderuar qytetarët për përkrahjen e sinqertë dhe të palëkundur.

Ai vlerësoi traditën rugoviste të zonës, duke theksuar dëshirën e madhe për të parë LDK-në fitimtare dhe të parën në Kosovë.

Fushata e LDK-së, e udhëhequr nga lideri Lumir Abdixhiku, ka marrë hov të fuqishëm në gjithë vendin, dhe pjesëmarrja masive në këto takime është një dëshmi e besimit të qytetarëve në vizionin e partisë për ndryshimin e vendit.

“Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh!” – ishte mesazhi kryesor i Limanajt, duke theksuar se fitorja po troket dhe përkushtimi i qytetarëve do të sjellë një të ardhme më të mirë për Kosovën.

🟢 LDK 124 ✅
🟢 Arben Limanaj 65 ✅