Banorët e fshatit Përqevë janë në hall nga era e rëndë si pasojë e një kanalizimi që ka shpërthyer.
Kjo gjendje është tash e tre muaj dhe pavarësisht kërkesës së banorëve në Komunë, ata nuk kanë marrë as një përgjigje të vetme.
Të njëjtit madje kanë thënë për Klina Info se fëmijët po rrezikohen për shkak të erës dhe papastërtisë që është përhapur, ku ujërat e zeza po vërshojnë rrugëve.