“Kanadaja do të dërgojë artileri të rëndë në Ukrainë”, tha në një konferencë shtypi kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
“Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që nga fillimi dhe jemi shumë të ndjeshëm ndaj asaj që ata kanë nevojë konkretisht”, tha Trudeau.
Ukrainasit “po luftojnë për vlerat që qëndrojnë në themel të kaq shumë prej shoqërive tona të lira dhe demokratike. Kjo është arsyeja pse bota duhet të vazhdojë të dalë përpara, sepse Kanadaja vazhdon të qëndrojë me Ukrainën”, theksoi kryeministri Justin Trudeau. /abcnews/