“Kam grua jashtë”, kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Raportet brenda shtëpisë së Big Brother VIP janë shpesh të papritura, dhe një shembull i tillë ka qenë edhe marrëdhënia mes banorëve Egli dhe Gjesti, e cila duket se ka arritur një pikë të tensionuar.

Fillimisht, dyshja u pa tepër afër që pas hyrjes së Gjesti në shtëpi, duke krijuar përshtypjen se mes tyre po lindte një raport i veçantë. Megjithatë, së fundmi gjithçka ka marrë një kthesë dramatike, pas një shkëmbimi të ashpër fjalësh mes tyre.

Në një moment tensioni, Gjesti deklaroi se kishte grua jashtë, gjë që Egli e cilësoi si një gënjeshtër që kishte dëmtuar më shumë atë vetë dhe partneren e tij.

Egli: “Ti nëse s’ke gënjyer, s’ke pse bën këto reagime”.
Gjesti: “Kam grua jashtë”.
Egli: “Ta kesh me jetë. Veten tënde ke treguar që ke gënjyer. S’më ke ulur mua. Ke ulur atë dhe veten”.