Policia e Kosovës, më 6 dhe 7 korrik 2022 ka filluar nënshkrimin e kontratave të marrëdhënies së punës për kadet policorë (gjeneratën e 57-të të PK-së), të cilët trajnimin themelore do të fillojnë më 12.07.2022. Kjo gjeneratë do të përbehet nga 462 kadet policorë.
Nënshkrimi i kontratave bëhet pas përfundimit të të gjitha fazave të testimeve, ku këtë konkurs e bënë të veçantë që për herë të parë nga Policia e Kosovës kandidatëve iu është mundësuar aplikimi online në konkursin për zyrtarë policorë dhe po ashtu për herë të parë kandidatët i janë nënshtrua testimit me shkrim online.