Kabineti i zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) përbëhet nga nëntë këshilltarë politik, e vetëm dy prej tyre janë gra.
Në kohën kur KALLXO.com kishte raportuar më 2 korrik, Selmanaj numëronte gjashtë këshilltarë burra e vetëm një grua.
Mirëpo, sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com, deri më 9 korrik zëvendësi i Avdullah Hotit ka emëruar edhe një grua.
Të emëruarit janë: Shpend Kuçi – këshilltar politik, Ajet Avdullahu – këshilltar politik për çështje të protokollit, Salih Morina – këshilltar politik, Ardit Orana – këshilltar politik, Mirlinda Hysa – këshilltare politike, Halim Halimi – këshilltar politik, Qëndrim Selimi – këshilltar politik, Hazir Borovci – këshilltar politik dhe Fjollë Ramadani – këshilltare politike.
Edhe zëvendëskryeministrat e tjerë të Qeverisë Hoti kanë emëruar nga nëntë këshilltarë politik.
KALLXO.com ka raportuar më 3 korrik se nga 46 zëvendësministra sa janë të emëruar gjithsej, nga 16 ministri, vetëm tetë prej tyre janë gra.
KALLXO.com ka raportuar edhe për numrin e këshilltarëve politik të kryeministrit Hoti.