Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit Llapi – Dukagjinit, sfidë kjo e mbetur e xhiros së 12.
Ky 45 minutësh ishte tejet interesant, por që u mbyll me rezultatin që edhe ia nisi, pra 0-0.
Të dyja skuadrat luajtën futboll të hapur, por pa tundur rrjetën e kundërshtarit.
Rastin më të mirë e pati skuadra vendase, por që Gerhard Progni dështoi nga pika e bardhë, katër minuta para fundit të pjesëlojës.
Gjithashtu duhet përmendur faktin se mysafirët shënuan një herë përmes Otto John, por që goli nuk u pranua, shkaku i pozicionit jashtë loje.
HT Llapi – Dukagjini 0-0