Sot, në moshen 58 veçare, pas një sëmundje të shkurtër, ka vdekur Vera Gojani, punëtore në stafin civil të Stacionit policer në Klinë. Me këtë rast Komandanti i Stacionit policor, Rexhë Berisha, e ka ngushëlluar familjen Gojani. Berisha, tha se e ndjera në këtë stacion policor ka punuar që nga pas lufta dhe njihej si punëtore e vyeshme, e respektuar, e sinqertë dhe korekte në punë. Vera Gojani ishte bashkëshortja e shkrimtarit, publicistit e gazetarit të mirënjohur, Mikel Gojani. Ndërkaq, ngushëllimet për të ndjerën bëhen më 10.3.2020, prej orës 8-12, në restaurant BACI PETROL në Klinë.
Mesha përshpirtërore celebrohet në orën 13:00, në kishën shqiptare katolike “Nënë Tereza” në Dugajevë të Klinës.
Varrimi i të ndjerës bëhet në orën 14:00, në varrezat e fshatit Dugajevë të Klinës./Klinainfo/